Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit
Pasi kanë agjëruar për 30 ditë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festuar ditën e Fiter Bajramit, shumë qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt qyteteve të ndryshme të Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Një pjesë prej tyre, si në mënyrë të organizuar ashtu edhe individuale, janë nisur drejt qyteteve bregdetare. Në fakt, jo vetëm përfundimi i muajit të Ramazanit, por edhe përmirësimi i dukshëm i kushteve të motit gjatë kësaj të shtune, krahasuar me dy ditë më parë, ka shtuar lëvizjet në pikat kufitare Shqipëri–Kosovë. Për një grup të rinjsh nga Prishtina, Tirana është qyteti që ofron më shumë mundësi për të kaluar fundjavën dhe për argëtim. Lëvizje janë vënë re edhe nga Shqipëria drejt Kosovës. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas...
Burimi:
javanews.al