Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

Në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në fillim të muajit janar, është shënuar fluks lëvizjesh në dalje. Emigrantët shqiptarë, pas festave të fundvitit, po rikthehen drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë, duke krijuar radhë të shtuara, por të përballueshme. Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur vonesat, autoritetet kufitare po punojnë me 4 sportele në total, ku 3 sportele janë të dedikuara për dalje dhe 1 sportel për hyrje. Sipas të dhënave zyrtare nga Pika e Kalimit Kufitar Muriqan, në 24 orët e fundit kanë hyrë 1926 shtetas ndërsa kanë dalë 3392 shtetas, duke e çuar numrin total të lëvizjeve në 5318 persona. Ndërkohë kanë hyrë 717 mjete dhe kanë dalë 1205, me një total prej 1922 mjetesh.