Fluks i lartë lëvizje në kufirin Shqipëri–Kosovë, fundjava sjell trafik të shtuar në Morinë
Një fluks i lartë i mjeteve dhe udhëtarëve është regjistruar të dielën në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, për shkak të përfundimit të fundjavës dhe kthimit të qytetarëve drejt vendeve të tyre. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën, në Shqipëri kanë hyrë 14 mijë e 307 shtetas të Kosovës, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë ditët e pushimit në vendin tonë. Ndërkohë, në të njëjtën periudhë, 16 mijë e 213 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar drejt Kosovës.Si pasojë e këtij fluksi të lartë, aksi rrugor Morinë–Kukës paraqitet i ngarkuar nga lëvizja e madhe e automjeteve. Referuar të dhënave zyrtare, gjatë kësaj fundjave kanë qarkulluar 6 mijë e 358 mjete me targa të Kosovës dhe 7...
Burimi:
javanews.al