Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai
Edhe personazhet publike kanë nevojë për një strehë ku mund të jenë thjesht fëmijë. Në një intervistë ndryshe për emisionin “Aromë gruaje” në RTSH, Linda Rama ka folur hapur për mënyrën se si përballon lëndimet e padrejta dhe vendin ku gjen paqe. Për herë të parë, ajo rrëfeu se në momentet e vështira, instinkti e çon drejt prindërve të saj, të cilët i cilëson si “aleatë të pakushtëzuar”. Zonja Rama tregoi se kur ndihet e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që i vjen është ai i nënës dhe mbrojtjen e gjen te babai. “Ka momente që më del parasysh mami im kur lëndohem padrejtësisht. Dua të shkoj te mamaja dhe babai im. Strukem te babi dhe ndjehem e mbrojtur. Shkoj atje dhe ata edhe në...
Burimi:
javanews.al