Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes
Të gjithë besimtarët bektashinj festojnë Sulltan Nevruzin, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin e tyre fetar. E lidhur me ardhjen e pranverës dhe ringjalljen, kjo festë simbolizon shpresën, ripërtëritjen dhe besimin për një fillim të ri për njerëzimin. Nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve Baba Edmond Ibrahimaj uroi të gjithë besimtarët. “Le të kremtojmë këtë ditë me mirënjohje, paqe e shpresë. Për një vit të mbushur me bekime shpirtërore, shëndet dhe përparim për të gjithë ne. Gëzuar sulltan nevruzin”, tha Haxhi Dedë Baba Edmond Brahimaj, kryegjyshi Botëror Bektashian. Në mesazhin e tij Kryegjyshi Botëror tha se pasqyrë e këtij besimi është dashuria dhe respekti ndaj njëri-tjetrit. “Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi virtytet që na udhëheqin. Për të forcuar lidhjen tonë me...
Burimi:
javanews.al