Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Festohet në mbarë Shqipërinë Krishtlindja/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët
Në të gjitha qytetet e Shqipërisë u kremtua krishtlindja. Kishat dhe katedralet janë mbushur me besimtarë, të cilët kanë marrë pjesë në meshat solemne dhe ceremonitë fetare. Drejtuesit shpirtërorë kanë përcjellë mesazhe paqeje, dashurie dhe shprese për familjet shqiptare. Festa vijon edhe jashtë institucioneve fetare, ku besimtarët e kalojnë këtë ditë të shënuar pranë familjeve dhe të afërmve. TIRANË Në Tiranë qindra besimtarë katolikë e pritën lindjen e Krishtit në Katedralen “Shën Pali”. Në mesnatë mesha u mbajt nga Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë – Durrës i cili dha mesazhe paqeje dhe dashurie. Ndërsa besimtarët ortodoksë iu drejtuan katedrales “Ngjallja e Krishtit” mëngjesin e të enjtes. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë mbajti mesën e liturgjisë hyjnore. KORÇË Në këtë mëngjes të Krishtlindjes Korça ka qenë e...