Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

Ditët e fundit të muajit dhjetor janë shoqëruar me një fluks të lartë lëvizjesh në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Shumica e udhëtarëve janë emigrantë, të cilët po kthehen drejt vendlindjes së tyre në Shkodër për të festuar fundvitin pranë familjarëve dhe të afërmve. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, për shkak të fundjavës, është regjistruar fluks i shtuar edhe në dalje të pikës së kalimit kufitar. Bëhet fjalë kryesisht për qytetarë shkodranë që udhëtojnë drejt Malit të Zi për të kaluar fundjavën. Sipas të dhënave zyrtare, në Muriqan me datë 25 Dhjetor janë përpunuar gjithsej 6 670 shtetas, nga të cilët 4 936 në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe 1 734 në dalje.Po ashtu, janë përpunuar 4 221 automjete, ku 1 742 prej...