Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT
Programi humanitar “Toys for Tots”, i realizuar nga Korpusi i Marinsave të Shteteve të Bashkuara, vijon të sjellë magjinë e festave për fëmijët në nevojë edhe në Shqipëri. Këtë vit, përfaqësues të Marinsave amerikanë, në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, shpërndanë lodra për fëmijët e shtruar në Departamentin e Pediatrisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”. Rreshteri i lartë në Trupën e Marinsave, Manuel Coronado, pjesë e Programit të Sigurisë në Ambasadë, shpjegoi se “Toys for Tots” është një nismë me histori të gjatë, e cila ka nisur në vitin 1947 nga një marins amerikan, me synimin për të bashkuar komunitetet dhe për t’u ofruar fëmijëve më pak fatlumë dhurata dhe shpresë në periudha të vështira ekonomike. “Ne përfaqësojmë Korpusin e Marinsave dhe jemi...