Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet
Dhjetëra fermerë të serave në bashkitë Dimal dhe Roskovec protestuan mesditën e së enjtes në qendër të fshatit Samaticë për çmimet e ulëta të grumbullimit. “Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa fatura dhe nuk deklarojnë çmimin. Na tregojnë një ditë pasi kanë marrë prodhimin. Po na dëmtojnë shumë se bëhen bashkë e fiksojnë çmimin e ulët. Këtu ishte ministri i Bujqësisë para disa ditësh dhe ia shprehëm si shqetësim por asgjë s’ka bërë për t’i dhënë zgjidhje”, thanë ata. Sipas tyre, grumbulluesit ua marrin prodhimin me çmime nën kosto, kryesisht kastravecin, i cili aktualisht po tregtohet me rreth 60-70 lekë/kg, një nivel që fermerët thonë se është në rënie të vazhdueshme. “Unë kam vjelë prodhimin në mëngjes e çova tek grumbulluesi dhe çmimi ishte me X. Në darkë më thanë se...
Burimi:
javanews.al