Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Aksidenti tragjik i disa ditëve më parë, ku një 7-vjeçar humbi jetën si pasojë e përplasjes nga dy automjete, riktheu në vëmendje vështirësitë dhe rreziqet që u kanosen fëmijëve të cilët punojnë në rrugë. “Janë të rrezikuar  për tu abuzuar, fizikisht, psikologjikisht e seksualisht. Për tu abuzuar edhe nga pikëpamja që kryejnë punë.  Kujdesi social për fëmijët, kkujdesi për fëmijët nuk është kurrë i tepërt dhe duhet të jetë i domosdoshëm. Zgjerimi i kujdesit për ta është nnjë diagram kompleks që përfshin shumë faktorë, por mendoj që faktor kryesor ngelet familja. Duhet të forcojmë legjislacionin për përgjegjësinë që ka familja për këta fëmijë që i lë në rrugë”, tha sociologu Gëzim Tushi. Në bashkitë e vendit, ndërkohë, prej kohësh funksionojnë grupe që monitorojnë situatën në...