Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

“Në Tiranë, fëmijë që punojnë i sheh në rrugët kryesore e lokale. Të vegjlit shesin lule për të fituar para në çdo orë të ditës e në mbrëmje deri vonë”. Tavolinë më tavolinë, një dorë që zgjatet me një trëndafil të kuq. Është kjo panorama e asaj që ndodh çdo natë. Fëmijët, kryesisht të moshës 5-13 vjeç, synojnë zonat që frekuentohen më shumë nga të rinjtë. Ligji shqiptar garanton mbrojtje për fëmijët dhe Kodi i Punës ndalon punën te të miturit nën 16 vjeç. Sipas avokatit Redi Ramaj, puna ndër të tjera i ekspozon ata ndaj rrezikut. “Mund të jenë objekt edhe i veprave penale, i shfrytëzimit dhe i abuzimit mbi ta”, tha ai. Ndodhur në këtë situatë, ku fenomeni i fëmijëve në rrugë ka...