“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

Prej vitesh pushteti ekzekutiv dhe ai vendor kanë premtuar programe për qëndrimin e fëmijëve në shkolla deri në orën 4 pasdite, një premtim që vjen sërish nga ministrja Kumbaro, fillimisht si program pilot në Tiranë, e më pas i shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Qëndrimi në shkollë i fëmijëve deri në orë 4:00 pasdite është një nga kërkesat e kahershme të prindërve. Në jetën dinamike të Tiranës, por dhe qyteteve të tjera të zhvilluara, sigurimi i një vendqëndrimi të përshtatshëm për fëmijët është sfida e prindërve, të cilët në shumë raste u drejtohen programeve pas shkollore me pagesë. Lidhur me këtë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro premtoi se do të nisë shumë shpejt pilotimi i një programi të tillë. Një kërkesë e zgjatur në kohë...