Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë
Nis zbatimi i skemave të reja për pagesë me këste të debive, kategoritë përfituese nga reduktimi i kamatës deri në 100% Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me këste të detyrimeve nga faturat e energjisë elektrike, të krijuara deri më 31 dhjetor 2024. Skema e pagesës me këste prek të gjitha katëgoritë e klientëve të FSHU, duke patur në fokus të veçantë kategoritë në nevojë, të cilëve u jepet mundësia të lidhin aktmarrëveshje edhe për detyrimet e krijuara në 2025-n. Aktmarrëveshjet përfshijnë: klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë, të cilët mund t’i shlyejnë detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2025, duke nisur nga 1,200...
Burimi:
javanews.al