Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

Institucionet nuk do të jenë alternativa e vetme për fëmijët pa kujdes prindëror. Ligji i ri për kujdesin alternativ, i cili sapo ka hyrë në fuqi, mundëson krijimin e familjeve kujdestare profesionale. “Janë fëmijë jashtë kujdesit prindëror që edhe aktualisht janë në institucionet rezidenciale. Fëmijë që ndodhen në situata dhune apo rruge, të identifikuar nga strukturat përgjegjëse”, thotë Denada Seferi, zv/ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ligji i ri, në kuadër të përafrimit me atë të BE-së, synon t’i japë strehën e familjes fëmijëve të braktisur apo që ndodhen në kushte të vështira. “Të gjitha studimet tregojnë se fëmija i rritur në një institucion krijon problematikat e veta gjatë rritjes, siç është frika, ankthi. Kështu që alternativa më e mirë është një familje kujdestare”, shprehet...