Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Falsifikimi absurd për pronën, ndërron emrat e prindërve me të vjehërrve. Akuzat: Nexhipin e ke bërë Jorgo
Margarita dhe Guri janë bashkëshortë që pas 43 vitesh martesë, një konflikt i rëndë i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Margarita ka mësuar se një pronë në qytetin e Sarandës ku ka punuar dhe si punëtore e ndërmarrjes, ka marrë një pjesë e asaj toke, ia kanë hequr emrin dhe kanë vendosur atë të gruas së kunatit, Dautit. Edhe emri i të shoqit, Gurit, është zëvendësuar me të Dautit. Jo vetëm kaq, por rezulton se në dokumentacionin e dëshmisë së trashëgimisë, del që prindërit janë Jorgo e Krisanthi. Në të vërtetë, këta janë emrat e prindërve të Margaritës, të cilët e kanë birësuar dhe rritur si vajzën e tyre. Babai i ndjerë i Gurit quhet Nexhip dhe...