Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’
Ekspertja e turizmit Helen Rolph ka zbuluar një destinacion të ri për pushime verore, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë turistë britanikë falë çmimeve të përballueshme dhe peizazheve mahnitëse. Sipas një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”, bëhet fjalë për Shqipërinë, vendin mesdhetar që ofron ujëra kristal të pastër, plazhe me rërë të bardhë dhe një përvojë të ngjashme me Maldivet, dhe vetëm tre orë larg Londrës. Ky rekomandim vjen në një kohë kur çmimet e fluturimeve ndërkontinentale janë rritur me mbi 30 për qind, duke e bërë udhëtimin drejt destinacioneve ekzotike si Maldivet të papërballueshëm për shumë turistë. Ndryshe nga udhëtimi 12-orësh drejt Maldivet, fluturimi për në Shqipëri zgjat më pak se tre orë, ndërsa biletat vajtje-ardhje kushtojnë mesatarisht 100 deri...
Burimi:
javanews.al