Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

Erozioni i brigjeve të lumenjve dhe i bregdetit në zonën veriore të vendit po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas ekspertëve të mjedisit, ky fenomen i njohur prej vitesh po prek pothuajse të gjithë bregun e Adriatikut, duke nisur nga delta e Bunës, e cila po pëson ndryshime të dukshme në konfigurimin e saj bregdetar për shkak të një dinamike të lartë gërryese. Përveç ndikimit të ndryshimeve klimatike, që luajnë një rol të rëndësishëm në përkeqësimin e situatës, faktorë të tjerë që kontribuojnë në këtë proces janë aktiviteti njerëzor, shkatërrimi i mbulesës bimore dhe shfrytëzimi i pakontrolluar i lumenjve. Ekspertët e mjedisit apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme, duke kërkuar ndërtimin e pritave mbrojtëse si masë emergjente për të frenuar avancimin e detit dhe për...