“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha
Hakil Osmani nga MeteoAlb ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe javën që po vjen, duke theksuar se do të mbizotërojë moti i paqëndrueshëm. Sipas tij, gjatë fundjavës vranësirat do të shtohen në orët e pasdites, duke sjellë reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të dëborës. “Kjo fundjavë do të vijojë të jetë e paqëndrueshme ku gjatë orëve të pasdites vranësirat do bëhen më të dukshme duke bërë që të kemi prezente reshjet e shiut. Në zonat e thella malore do ketë rishfaqje të reshjeve të dëborës. Në orët e pasdites të së dielës dhe në mbrëmje, reshjet e shiut do të jenë më intensive dhe do të shoqërohen me erë të fortë, duke vijuar deri në mëngjesin e ditës së hënë. Më pas,...
Burimi:
javanews.al