Erdhën në jetë minutat e para të 2026-ës, zv.ministrja Tomini u dorëzon prindërve “Bonusin e bebes”

Erdhën në jetë minutat e para të 2026-ës, zv.ministrja Tomini u dorëzon prindërve “Bonusin e bebes”

Në këtë fillimvit, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Eugena Tomini, vizitoi bebet e ardhura në jetë në minutat e para të vitit 2026, përkatësisht Adea, e lindur në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, dhe Sibel, e lindur në SUOGJ “Koço Gliozheni”.  Gjatë vizitës, zv. ministrja Tomini u takua nga afër me nënat dhe foshnjat, duke shprehur urimet për ardhjen e tyre në jetë, si dhe u dhuroi çekun e “Bonusit të bebes” – mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të porsalindur.  Programi universal “Bonusi i bebes” është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë për mbështetjen e çdo fëmije dhe familjeve të tyre, duke garantuar shpërblim financiar për çdo lindje, pavarësisht statusit social apo ekonomik, si dhe në kuadër të incentivave për rritjen e natalitetit. Që nga viti 2019, janë shpërndarë mbi 245 mijë bonuse për të porsalindurit.  Masa financiare e “Bonusit të bebes” varion nga 40 000 deri...