“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

Laureta ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” vëllezërit e saj sepse është e shqetësuar se çfarë do të bëhet me nënën e tyre. Përballë saj gjendet Namiku, ndërsa i pranishëm në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, është edhe vëllai i madh, Astriti. Kur ai hyn në studio, të dy përplasen me fjalë të rënda, ndërsa Laureta e quan “palaço”. Laureta thotë se nëna, e cila është nën përgjegjësinë e Namikut që është kujdesur më shumë për të, ka mbetur në rrugë. Ajo thotë se e ka gjetur nënën jashtë. Laureta: Unë erdha të takoj nënën si çdo fëmijë që vjen të takojë nënën dhe kur erdha, e gjeta nënën jashtë. Dyert e shtëpisë të mbyllura, porta e mbyllur, kuzhina e mbyllur, mos...