Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban…

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban…

Numri i emigrantëve të rikthyer pas pandemisë është rritur, por gjithashtu edhe kushtet për riintegrimin janë përkeqësuar. Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar zbuloi se gati 108 mijë persona janë rikthyer gjatë 2012–2024, teksa 45% e tyre erdhën pas pandemisë. Aksesi i të kthyerve në punësim dhe në shërbime është përkeqësuar në krahasim me periudhat paraardhëse, duke bërë që synimet për riemigrim të jenë më të larta krahasuar me ata që nuk kanë emigruar. 13% e emigrantëve të kthyer po bëhen gati të ikin brenda vitit krahasuar me një nivel pothuajse të papërfillshëm prej 1% tek jo-emigrantët. Profili i ri i emigracionit Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit...