Emigrantët kthehen për të festuar në atdhe, 3 mijë mjete kanë hyrë dhe dalë në 24 orët e fundit

Emigrantët kthehen për të festuar në atdhe, 3 mijë mjete kanë hyrë dhe dalë në 24 orët e fundit

Në pikën Kufitare të Kakavijës, një nga pikat kryesore të kalimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.  vijojnë lëvizjet për festat e fundvitit, ndërsa strukturat përgjegjëse janë në funksion për garantimin e mbarëvajtjes së shërbimit. Autoritetet kufitare po kryejnë kontrollet sipas rregullave në fuqi, ndërsa udhëtarët janë të orientuar për të respektuar dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurat përkatëse gjatë kalimit në kufi. Në këtë periudhë festash të fundvitit në Stacionin Kufitar të Kakavijës vazhdon të regjistrohet fluks lëvizje në të dyja anët e kufirit me Greqinë. Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, përgjatë 24-orëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane udhëtuan në drejtim të shtetit grek dhe anasjelltas 9.362 shtetas dhe  3.058 automjete. Fluksi më i madh është regjistruar në hyrje të tokës shqiptare ndërsa bashkatdhetarët tanë kthehen për...