Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, rritet fluksi në Kakavijë! Pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, rritet fluksi në Kakavijë! Pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh

Festa e Krishtlindjeve ka shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje, kryesisht në anën greke të doganës.  Gjatë ditës së djeshme, deri në orët e vona të mbrëmjes, në secilën korsi janë krijuar kolona automjetesh që shkonin deri në dy kilometra, ndërsa vonesat në sportelet e doganës greke ishin të theksuara për çdo mjet.  Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me fluks të shtuar lëvizjesh. Pala greke vijon të punojë me numër të reduktuar sportelesh, çka po krijon vonesa të mëtejshme dhe automjete në pritje në radhë të gjata. Pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.  Sipas të dhënave nga Pika Kufitare Kakavijë, në doganën shqiptare, vetëm gjatë datës 24 dhjetor 2025...