Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Nën ritmin e muzikës, ngjyrave dhe atmosferës festive Dita e Verës trokiti më hareshëm në sheshin kryesor te qytetit të Elbasanit, ku u zhvilluan shume aktivitete. Vendasit janë bërë bashkë me qytetarë nga e gjithë Shqipëria për të shijuar ushqimet tradicionale dhe ëmbëlsirën e ballokumes që është simbol i kësaj feste dhe për të vendosur veroret me pe të bardhë e të kuq. Në kryeqendrën e festës pagane, rrënjët e së cilës datojnë shekuj më parë, kremtimi ka nisur që në mbrëmjen e 13 marsit. Gjatë natës u ndez zjarri i madh dhe u çel Panairi i Ballokumeve. Festimet vijuan me parakalimin e grupeve folklorike nga gjithë trevat e vendit. 14 marsi lajmëron se pranvera ka ardhur. Është një ditë që kremton Mëmën Natyrë, bukuritë...