Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin
Lejet e dhëna për shfrytëzimin e materialeve inerte në basenin e Shkumbinit lidhen drejtpërdrejt me situatën e rrugës Librazhd-Prrenjas që prej 5 ditësh ka izoluar juglindjen, thotë gjeologu Arlis Arlikaj në “Studio Live” në Report Tv. Sipas të dhënave, të cilat janë pasqyruar edhe në hulumtimin e Report Tv, 3 prej kompanive kanë leje për të marrë e nxjerrë 1 milionë metër kub inerte nga lumi Shkumbin. “Me këtë sasi mund të mbushen 400 pishina olimpike dhe kanë leje deri në vitin 2027. Në rast se kjo gjë nuk ndalet tani, lumi do të shkatërrohet përfundimisht”, thotë inxhinieri i mjedisit. Alikaj shpjegon se pikërisht marrja e këtyre inerteve ka bërë që lumi të gërryejë shtratin e vet duke shkaktuar prishjen e rrugës. “Dëmtimi i rrugës...
Burimi:
javanews.al