Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet
Eksperti Genc Juka, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në AC2NN, shpjegoi pse Durrësi ka shpesh probleme me përmbytjet. “Në Durrës tani është problem që uji tërhiqet shumë ngadalë. Po të kesh një sistem të miradministruar, uji tërhiqet menjëherë. Mangësitë në profesionalizëm sjellin këto gjëra. Për shembull, nuk mundet që Bordi i Kullimit, që është ent, nuk pranon ndërhyrje në profilin e tij me tendera. Nuk bëhet me tendera mirëmbajtja. E dyta, duhet një ent siç ka qenë dikur Instituti që gjykonte çdo ndërhyrje që bëhej. Ishte gabim që u hoqën institutet. Në Amerikë ka një Ent Kombëtar Kullimi, që është i atashuar te Departamenti i Mbrojtjes. Nuk po them që të atashohet aty, por të bëhet ent nacional që të ketë arkiva....