Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale
Një studim i ri në Spanjë duket se po rrit shpresën për kurimin e kancerit të pankreasit, e cila është një ndër format më sfiduese të kancerit. Grupi i shkencëtarëve kanë zhvilluar një terapi kombinimi me tre barna, që shkatërrojnë plotësisht tumoret e pankreasit, tek minjtë e laboratorit. Në vend që të sulmojë kancerin vetëm nga një drejtim kjo terapi e re godet njëkohësisht tre rrugë kritike që tumori përdor për t’u rritur dhe mbijetuar, ira e rritjes, receptori i sinjaleve dhe mburoja e mbijetesës. Ky eksperiment i kryer në Spanjë hap dyert për prova të reja klinike, tek njerëzit duke ofruar një rrugëtim të ri, drejt shërimit të një prej sëmundjeve më të rënda të kohës sonë. Por, eksperimenti te njeriu është ende larg....
Burimi:
javanews.al