E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Me afrimin e festës së Pashkës, një nga traditat më të rëndësishme që ruhet në familjet shqiptare është lyerja e vezëve të kuqe, një ritual me simbolikë të thellë fetare dhe kulturore. Sipas traditës, vezët lyhen në dy momente kryesore. Në të “Enjten e Madhe”, familjet ngjyrosin një pjesë të vezëve, duke i dedikuar nga një për çdo anëtar të familjes, për persona të afërt, si dhe një vezë për shtëpinë, e cila ruhet për një vit të plotë deri në Pashkën tjetër. Ndërsa në të “Shtunën e Madhe”, lyhen sërish vezë, këtë herë në sasi më të madhe për konsum familjar dhe për t’u dhuruar. Vezët lahen mirë dhe zihen në zjarr të ngadaltë që të mos dëmtohen. Ndërkohë përgatitet përzierja me ujë të...
Burimi:
javanews.al