Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin dhe me vranësira kalimtare
Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare në disa zona. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mjegullat do të jenë të pranishme gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, kryesisht përgjatë zonave luginore, duke ulur përkohësisht dukshmërinë. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/sekondë, ndërsa në brigjet detare pritet valëzim i ulët, i forcës 1 ballë.