E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore
Këtë të diel (15 mars) moti parashikohet relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në male në orët e mesditës deri pasdites. Ndërsa pas orëve të pasdites moti parashikohet sërish i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe të izoluara në formë pikash në relievet malore veri e lindje në orët e mesditës dhe pasdites. Era juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në bregdet, lugina dhe male hera-herës deri 15m/s Deti do të jetë i valëzimit të forcës 1-3 ballë.
Burimi:
javanews.al