Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi
Prej mbi një jave, portali qeveritar e-Albania po përballet me ndërprerje dhe probleme të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Edhe këtë të diel, përdoruesit raportojnë vështirësi në aksesimin e platformës, ndërsa bizneset nuk mund të kryejnë regjistrime, pagesa apo aplikime të ndryshme. Në njoftimin zyrtar të Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, thuhet se gjatë ditës po realizohet një operacion mirëmbajtjeje dhe përmirësimi i sistemit elektronik, dhe se gjatë kësaj periudhe mund të ketë ndërprerje të përkohshme ose ngadalësime në marrjen e të dhënave nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Aleanca për Profesionistët e Lirë ka ngritur shqetësimin për pasojat që ndërprerja po sjell tek bizneset dhe profesionistët, duke përmendur: vonesa procedurale, rrezik penalitetesh dhe kosto shtesë. Ata kërkojnë transparencë mbi...