Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve
Të cilësuara si tabu dekada më parë, denoncimet për ngacmimet seksuale po bëhen më evidente në shoqërinë shqiptare e për pasojë po rritet numri i çështjeve të referuara në instancat e drejtësisë. Të dhënat zyrtare nga Policia e Shtetit tregojnë se nga viti në vit kemi një rritje të numrit të denoncimeve për ngacmime seksuale. Në 5 vitet e fundit shihet një dyfishim i rasteve për ngacmim seksual. Vetëm vitin që lamë pas në Shqipëri janë regjistruar 89 raste, dyfish më shumë nga viti 2021. Sipas avokatëve, në shumicën e rasteve ngacmimet seksuale janë lidhje të fshehta dhe burojnë nga rrjetet sociale. “Rritja e tyre ka ardhur për shkak të rrjeteve sociale, të cilat kanë fituar një akses të jashtëzakonshëm, përfshirë dhe efektin që këto...
Burimi:
javanews.al