Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep
Rreth 1500 nxënës dhe 150 të vegjël do të përfitojnë nga kompleksi i ri arsimor që po ndërtohet në zonën e Yzberishtit, në rrugën “3 Dëshmorët”, ku po ngrihet një shkollë 9-vjeçare, një shkollë e mesme dhe një kopsht i integruar me hyrje të veçantë. Projekti pritet të përfundojë në shtator të vitit 2027 dhe synon t’i japë zgjidhje mungesës së infrastrukturës arsimore në një nga zonat me rritjen më të shpejtë në kryeqytet. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, u shpreh se ky investim plotëson një kërkesë të hershme të banorëve. “Jemi në një kantier shumë të madh këtu në zonën e Yzberishtit, ku bëhet fjalë për ndërtimin e tre objekteve arsimore, në një territor të përbashkët....
Burimi:
javanews.al