Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

Këtë të martë, më 23 dhjetor, Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur hetimet ndaj kompanisë së linjave të transportit Urban të Kamzës, pas rritjes së çmimit nga 40 lekë në 50 lekë.  Sjellim ndërmend se me vendim të Këshillit Bashkiak të Kamzës, duke nisur nga data 1 nëntor, qytetarët paguajnë 10 lekë më shumë për të përdorur autobusët e dy linjave.  Linjat e përfshira:  Kamëz– Tiranë – Kamëz  Paskuqan –Babrru– Tiranë  Kompania private që zotëron këto dy linja, rezulton operatori i vetëm i licencuar, duke zotëruar pozitë dominuese në treg.  Sipas njoftimit të autoritetit të Konkurrencës, “nga vlerësimi paraprak, mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave”.  Periudha e hetimit të kryer sipas njoftimit është: 1 janar 2025 – 12 dhjetor 2025  Autoriteti i...