Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

Reshjet intensive të shirave kanë vështirësuar jetën e banorëve në fshatin Vasjar të bashkisë Memaliaj. Shkarja e tokës ka dëmtuar tre banesa, dy prej të cilave janë shpallur të pabanueshme. Disa prej rrugëve të zonës janë bërë të pakalueshme. Linjat e ujërave të zeza dhe elementë të tjerë të infrastrukturës kanë pësuar dëmtime, duke vështirësuar jetën e banorëve, të cilët presin ndihmë. Bashkia Memaliaj bën të ditur se ka ngritur grupet e verifikimit dhe janë bërë vlerësimet në vend. Përkundër procedurave, banorët kërkojnë ndërhyrje konkrete për normalizimin e jetës.