Dy avionë të nisur drejt Tiranës u ulën në Brindisi nga moti i keq, tensione në aeroport nga pasagjerët shqiptarë
Rreth 400 pasagjerë nga dy fluturime me destinacion Tiranën dhe nisje nga Bologna dhe Bergamo, u detyruan të devijonin në aeroportin e Brindisit në orën 03:00 të mëngjesit të datës 7 janar, për shkak të motit të keq në aeroportin shqiptar. Ky devijim i detyruar shkaktoi një protestë të ashpër nga një grup i madh udhëtarësh, të cilët, kaluan portat e kontrollit, sfiduan kordonet e sigurisë dhe u zhvendosën drejt pistës së aeroportit. Situata, e rrezikshme për sigurinë, detyroi ndërhyrjen e policisë aeroportuale, e cila riktheu qetësinë, megjithëse pasagjerët nuk e dinë ende nëse dhe kur do të vazhdojnë udhëtimin ose nëse do të duhet të kthehen mbrapsht. Protesta vazhdon ende, me dhjetëra pasagjerë që kërkojnë të nisen menjëherë për në Shqipëri dhe sipas mediave italiane, ata ndodhen vetëm disa metra larg dy avionëve...
Burimi:
javanews.al