Durrësi dhe Lezha nën ujë, rrugët dhe hyrjet e shkollave të përmbytura
Reshje të dendura shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë qytetin e Durrësit këtë të martë, më 6 janar, duke shkaktuar përmbytje të shumta dhe vështirësi serioze në qarkullim. Si pasojë, disa akse rrugore janë mbuluar nga uji, duke u bërë tërësisht të pakalueshme për automjetet dhe këmbësorët. Situata ka krijuar probleme për banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Reshjet që kanë rënë gjatë natës kanë sjellë problematika edhe në disa zona të qytetit të Lezhës. Më problematike paraqitet situata në lagjen “Besëlidhja”, si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve. Grumbullimi i ujit është pasojë e reshjeve intensive, ndërkohë që nuk raportohen dëme. Megjithatë, situata ka krijuar shqetësime për banorët dhe prindërit...
Burimi:
javanews.al