Durrës, automjeti i ushtrisë shkon të ndihmojë banorët por ngec në ujë (VIDEO)

Durrës, automjeti i ushtrisë shkon të ndihmojë banorët por ngec në ujë (VIDEO)

Një automjet i ushtrisë, i cili ndodhej në zonën e Katundit të Ri në Durrës, ndër më të prekurat nga reshjet e shiut, ka ngecur në ujë pas nisjes për të ndihmuar banorët e zonës. Sipas raportimeve nga ky rajon, makina e ushtrisë ka ngecur në ujë dhe më pas është ndihmuar nga një traktor i banorëve për të dalë sërish në rrugë. Situata në Katundin e Ri paraqitet si një ndër më të vështirat në Durrës, me shumë banesa të prekura nga uji dhe rrugë të bllokuara.