Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Mjeku Edvin Prifti, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të GJKKO-së për ta dërguar në gjyq, duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe të pabazuar. Në një deklaratë publike, ai thekson se pas më shumë se pesë vitesh hetime, auditet kanë konfirmuar ligjshmërinë e burimeve të tij financiare. Prifti nënvizon se, pavarësisht zhvillimeve gjyqësore, ai vijon punën si mjek, duke shpëtuar jetë në sallën e operacionit. Reagimi i plotë: Cilido duhet të bëjë mirë dhe duhet të bëjë atë që di. Sot unë jam zyrtarisht i pandehur pas një kalvari mbi 5 vjet hetimesh, zhdukje provash dhe dosjesh, si dhe manipulimesh, duke qenë rasti i parë në historinë e gjykatave në botë, por edhe në Shqipëri, ku dikush akuzohet për korrupsion pasiv...