Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Për të kuptuar çfarë ndodhi në Dragostunjë, në segmentin e koridorit të VIII Librazhd–Prrenjas, ARRSH simuloi planin e rrëshqitjes përmes një video. Studimet e njëpasnjëshme dhe pamjet e marra nga ajri çdo ditë vërtetuan që rrëshkitja nisi nga poshtë, siç shihet në video, ndërkohë që në prerje tërthore sipas fotos në material. Ndërkohë, për herë të parë bëhet publik projekti i ri ku do të kalojë segmenti alternativ. Në videon e ARRSH me vijë jeshile mund të shihni se si do të ndërtohet segmenti 1.3 km përkrah hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, që do të rikthejë qarkullimin. Ky segment kalon pjesën e erozionit dhe ruan një pjerrësi të përshtatshme dhe të sigurt për kalimin e mjeteve. Tre ndër masat kryesore të Këshillit Teknik të...