Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Besa Muça, make up artistja e njohur, ka kaluar dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një nënë: humbjen e fëmijës. Djali i saj, Inri, u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare pas një lufte të gjatë me shëndetin. Ai lindi ndryshe, me spektrin e autizmit e më vonë, në moshën 12-vjeçare, u diagnostikua edhe me epilepsi. “Kalonte 20-25 kriza në ditë”, tregon Besa në programin “Rudina” në Tv Klan teksa përlotet kur kujton morinë e barnave që merrte djali. “Them ndonjëherë, sa ilaçe pinte Inri, si mund të durojë?”, thotë ajo mes lotësh. Ditët e fundit të Inrit nuk po shënonin më përparim. Një ditë, Besa mori telefonatën më të dhimbshme. Besa Muça: Kohët e fundit nuk bënte më terapi aq shumë sa më përpara,...