Ditët e festave/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin për sigurinë në rrugë

Ditët e festave/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin për sigurinë në rrugë

Në prag të ndërrimit të viteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka ndërmarrë një plan masash në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal në akset rrugore. Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, Ami Kozeli, u shpreh se dita e fundit e vitit shoqërohet çdo vit me një fluks të shtuar të automjeteve në të gjitha rrugët e vendit. Sipas tij, autoritetet janë të përgatitura për të përballuar situatën. ““Sot është dita e fundit e vitit, ashtu si çdo vit. Pritet një fluks i shtuar i automjeteve në të gjitha akset e Shqipërisë. ARRSH, së bashku me të gjitha ekipet nënkontraktore, është në gatishmëri të plotë dhe ka marrë të gjitha masat për të siguruar një qarkullim të vazhdueshëm në të gjitha akset rrugore...