Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit
Policia e Elbasanit ka vendosur një plan të posaçëm masash për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara për Ditën e Verës. Të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë periudhës së festimeve, me prezencë të shtuar në zonat ku zhvillohen aktivitetet, në akset kryesore rrugore dhe në hyrje-daljet e qytetit. Më datat 13 dhe 14 mars 2026 do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore të qytetit. Për 48 orë do të bllokohet segmenti rrugor nga “Elbasan Arena” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”. Gjatë këtyre ditëve ndalohet edhe parkimi i mjeteve në qendër të qytetit dhe përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, ndërsa shërbimet e Policisë Rrugore do të orientojnë dhe devijojnë...
Burimi:
javanews.al