Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Ditën e sotme (6 shkurt) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës do të ketë shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e veriperëndimit nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi...