Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin
Ditën e sotme (1 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Sipas SHMU-së, në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në verilindje – lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metër në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e...
Burimi:
javanews.al