Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

Ditën e sotme (9 shkurt) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës. Reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në relievet malore shtrëngata afatshkurtra. Sipas SHMU-së, prej orëve të mesditës e pasdite reshjet e shiut me intensitet kryesisht të ulët, humbasin territor duke mbetur prezent në relievet malore dhe në ndërprerjen graduale. Në zonën e Alpeve, dhe relievet e larta malore mbi 1000-1100metër në verilindje -juglindje do ketë reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Era do të fryjë verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve...