Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore
Për ditën e sotme (26 janar) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura ndërsa pas orëve të mesditës mot me vranësira si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në periudha afatshkurtra këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës do të ketë reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 700-800...
Burimi:
javanews.al