Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Ditën e sotme (19 janar) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare kryesisht në lindje e jug të vendit. Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veri dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s. Ndërsa deti do të jetë me valëzim të forcës 2-3 ballë.