Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme
Ditën e sotme (26 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në tëgjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/sek. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.
Burimi:
javanews.al