Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe mjegull gjatë mëngjesit e mbrëmjes
Ditën e sotme (14 janar) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira kalimatare. Po ashtu do të dominojë mjegulla /mjegullina përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.
Burimi:
javanews.al